REKTORI PRET NË TAKIM STUDENTË ME REZULTATE TË LARTA AKADEMIKE TË PROGRAMEVE “MATEMATIKË-FIZIKË” DHE “INXHINIERI INFORMATIKE”

3 Mars 2026- Rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Lorenc Ekonomi priti në një takim të veçantë studentët Redi Yzellari, Irini Bicka, Ester Koço, Lediana Dallo e Klaudia Koleci, si studentë që dallojnë për arritjet dhe rezultatet e larta akademike në programet e studimit “Inxhinieri Informatike” dhe “ Matematikë- Fizikë”.

Duke qenë se edhe vetë i përket fushës së Matematikës, Rektori i përgëzoi studentët për arritjet e tyre, duke ndarë me ta edhe emocionin e një pedagogu që e njeh nga afër sfidën dhe bukurinë e këtij rrugëtimi. Ai i inkurajoi të vazhdojnë të synojnë gjithmonë e më lart, duke theksuar se është përkushtimi dhe disiplina e vazhdueshme që ka sjellë këto rezultate, të cilat i nderojnë ata, Universitetin dhe vendin. Janë pikërisht këta studentë që jo me larg se disa muaj më parë janë bërë pjesë e aktiviteteve të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare, si Olimpiada e Matematikës për Studentët e Evropës Juglindore apo Maratona e Sigurisë Kibernetike, ku janë përballur me sfida të nivelit të lartë dhe ku kanë dalë me përfaqësime dinjitoze.

Gjithashtu, prej disa javësh këta studentë me mbështetjen e stafit akademik u përgatitën për edicionin e radhës të SEEMOUS 2026, që pritej të niste sot në Qipro, por që për shkak të situatës pjesëmarrja e tyre është e pamundur.

Vlen të theksojmë se me punë dhe përkushtim këta të rinj së bashku me studentë të tjerë që kanë zgjedhur të studiojnë në këto programe janë dëshmi e qartë se shkencat ekzakte nuk janë thjesht programe studimi, por janë guxim për të menduar ndryshe, janë përgatitje për një botë që kërkon zgjidhje, inovacion dhe mendje të mprehtë. Le të jetë ky edhe një mesazh për maturantët që pëlqejnë sfidat.

Postimi i Mëparshëm
PROF. DR. BARDHYL MUSAI ZHVILLOI NJË TAKIM ME STAFIN DHE STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” KU PREZANTOI “KULTURA E TË MENDUARIT NË SHKOLLAT SHQIPTARE” – MANIFEST PËR ARSIMIN

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right