BASHKËPUNIMI NDËRKOMBËTAR-UNIKO PJESË E KONFERENCËS VI NDËRKOMBËTARE, REMA QË U MBAJT NË BITOLA, MAQEDONI E VERIUT ME TEMË: “RIMENDIMI I ARSIMIT NË EPOKËN MODERNE”

Në datat 3–4 tetor 2025 në Bitola të Maqedonisë së Veriut zhvilloi punimet e Konferenca VI Ndërkombëtare “Education Across Borders: Reimagining Education in the Modern Age (REMA 2025)”, një ngjarje e rëndësishme akademike që përkoi me 30-vjetorin e Fakultetit të Edukimit të Universitetit të Bitolës.

Konferenca u organizua në bashkëpunim me Shkollën e Shkencave Sociale dhe Humane, Universiteti i Maqedonisë Perëndimore, Follorinë, Greqi dhe me Fakultetin e Edukimit dhe të Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë, Shqipëri.

Në emër të UNIKO përshëndeti punimet e kësaj konference dekania e FEF, prof. as. dr. Jonela Spaho, e cila ndër të tjera theksoi: “Gjatë këtyre viteve, bashkëpunimi ynë është forcuar në mënyrë të qëndrueshme. Kemi ndarë ide dhe praktika të mira, kemi ndërtuar lidhje ndërkulturore të forta, kemi përfshirë studentë dhe pedagogë në projekte të përbashkëta dhe kemi përparuar në kërkimin shkencor në shumë fusha.Kjo konferencë është kulmimi i këtij bashkëpunimi dhe dëshmon se si partneritetet akademike mund të kapërcejnë kufijtë dhe të krijojnë horizonte të reja për arsimin. Si udhëheqës akademik dhe përfaqësues i Universitetit të Korçës, ndihem thellësisht i frymëzuar nga vizioni që na bashkon. Kjo konferencë është një shembull i gjallë i fuqisë së dialogut, bashkëpunimit dhe shkëmbimit të njohurive përtej disiplinave dhe kulturave. Me padurim pres të mësoj nga përvojat tuaja, të ndaj ide dhe të kontribuoj në këtë dialog të përbashkët. Së bashku, besoj se mund të rimendojmë arsimin në mënyra që fuqizojnë studentët tanë, forcojnë institucionet tona, nxisin bashkëpunimin dhe i shërbejnë njerëzimit. Ju falënderoj sinqerisht dhe ju uroj një konferencë produktive, të vlefshme dhe frymëzuese”.

Gjithashtu Universiteti “Fan S. Noli” u përfaqësua  në këtë konferencë edhe nga pedagoget koordinatore; dr. Edlira Xega dhe dr. Juliana Ҫyfeku; prof. as. dr. Magdalini Vampa, prof. as. dr. Eris Rusi, prof. as. dr. Benita Stavre, koordinatorë akademikë, anëtarë të bordit shkencor dhe prezantues në sesione shkencore tematike, si dhe nga pedagoget: dr. Elona Kodhel, dr. Mitjana Profiri,  prof. as. dr. Daniela Stoica, dr. Erinda Papa, dr.Alda Jashari, dr Suela Ibraimllari.

Stafi ynë akademik mori pjesë me punime që trajtonin tema të larmishme dhe inovative,  risi këto por edhe qëllim në vetevete i konferencës tashmë traditë prej më shume se një dekade midis kolegësh ndërkombëtarë.

Përfundimi i konferencës shënoi një moment të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar midis tri institucioneve partnere. Kjo ngjarje shërbeu si platformë për shkëmbimin e ideve, praktikave të mira dhe përvojave pedagogjike, duke theksuar rëndësinë e dialogut ndërkulturor, kërkimit shkencor të përbashkët dhe inovacionit në arsim.

Konferenca hapi perspektiva të reja për zhvillimin e projekteve të përbashkëta, shkëmbimet studentore dhe ngritjen cilësore të institucioneve pjesëmarrëse, duke konfirmuar rolin e rëndësishëm të arsimit në ndërtimin e urave ndërmjet kulturave dhe sistemeve arsimore.

 

 

Previous Post
FORCOHET BASHKËPUNIMI NË KUADËR TË PROJEKTEVE KËRKIMORE MIDIS DEPARTAMENTIT TË SHKENCAVE SOCIALE, UNIKO DHE DEPARTAMENTIT TË PSIKOLOGJISË, UNIVERSITETI I PRISHTINËS
Next Post
EMOCIONE, ENTUZIAZËM DHE URIME TË SINQERTA PËR NJË VIT TË SUKSESSHËM AKADEMIK SHOQËRUAN DITËN E FILLIMIT TË VITIT TË RI AKADEMIK NË UNIKO.

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right