NDËRKOMBËTARIZIMI PRIORITET I UNIKO

Nga data 23- 27 qershor 2025, pedagogia e departamentit të Gjuhëve të Huaja dr. Dorela Kaçauni realizoi një kërkim shkencor Short-Term Scientific Mission (STSM) pranë Universitit të Inland, Hamar, Norvegji (INN) me temë “The role of AI in enhancing peer collaboration in gamified learning environments” të mbështetur nga COST Action CA22145 – GameTable.
Qëllimi i kërkimit ka të bëjë me vlerësimin se si mjetet e bazuara në inteligjencën artificiale (AI) mund të nxisin bashkëpunimin mes studentëve në mjedise të të nxënit.
Nën udhëheqjen e prof. asoc. Meisam Taheri, profesori i Inteligjencës Artificiale
dr. Kaçauni shprehet se përfitoi një specializim praktik dhe teorik në ndërveprimin ndërmjet AI dhe arsimit, si dhe në hartimin e instrumenteve kërkimore për analizën e angazhimit studentor, të cilat do të aplikohen në vazhdim me studentët e Universitetit tonë në programin Master i Shkencave në “Mësuesi në Gjuhën Angleze”.
Në këtë kuadër stafi ynë pajiset me aftësi të avancuara në përdorimin e metodave të hulumtimit ndërdisiplinor në kontekstin ndërkombëtar, duke i vënë në zbatim në procesin mësimor.
 

Postimi i Mëparshëm
“POROSIA E KULLËS” LIBRI ME AUTOR DR. PASHKO R. CAMAJ U PËRURUA NË NJË TAKIM LETRAR TË ORGANIZYAR NË FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË
Postimi Pasues
NDËRKOMBËTARIZIMI-U PËRURUA “LABORATORI I TURIZMIT DHE MIKPRITJES” NJË BASHKËPUNIM I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE LA FONDATION POUR LA FORMATION HÔTELIÈRE