STUDENTËT E PROGRAMIT TË STUDIMIT “EDUKIM PËR FOSHNJËRINË DHE FËMIJËRINË E HERSHME” TAKIM ORIENTUES NË KUADËR TË PRAKTIKAVE MËSIMORE

Në kuadër të praktikave të studentëve të programit të studimit “Edukim për Foshnjërinë dhe Fëmijërinë e Hershme” u zhvillua në Universitetin “Fan S. Noli” një takim me znj Rudina Lako, këshilltare e kryetarit të Bashkisë Korçë për edukimin në moshë parashkollore. Qëllimi i këtij takimi ishte orientimi i studentëve për zhvillimin e këtyr praktikave në çerdhet e qytetit të Korçës në javët në vijim.

Këshilltarja Lako diskutoi me studentët aspekte të etikës së profesionit dhe vështirësitë e tij, mbi konceptimin e shërbimit për foshnjërinë e hershme, si dhe i orientoi ata mbi mënyrën se si janë të projektuara çerdhet në qytetin tonë.

Gjithashtu, u diskutua edhe në lidhje me rregulloret që po hartohen nga Bashkia Korçë për të rregulluar shërbimin e çerdheve dhe për mundësitë që këta studentë do të kenë nesër si profesionistë për t`u integruar në tregun e punës.

Në bashkëpunim me pedagogët e departamentit të Edukimi u diskutuan edhe mundësitë për bashkëpunime të reja në lidhje me shtrirjen e shërbimit në çerdhe të tjera të bashkive fqinje, sikundër edhe në përhapjen e shërbimeve të tjera si shërbime për fëmijët dhe familjet.

Takimi rezultoi i suksesshëm, duke tërhequr interesin e studentëve, të cilët bënë edhe mjaft pyetje në lidhje me ofrimin e shërbimeve sa më cilësore në qytetin e Korçës.

Previous Post
“POLITIKA SI IDE”- U PROMOVUA NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” LIBRI I AUTORES VALENTINA LESKAJ
Next Post
U NDA PAPTIRUR NGA JETA PEDAGOGU, STUDIUESI DHE KËRKUESI SHKENCOR, PROF. DR. FATMIR MEMAJ NJË BASHKËPUNËTOR I ÇMUAR I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right