U ZHVILLUA TAKIMI I PARË I PUNËS NË KUADËR TË ZBATIMIT NË UNIKO TË PROJEKTIT ERASMUS+, SUPROM

Në datën 16 prill 2025 në kuadër të zbatimit të projektit Erasmus+ SuProm, në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua takimi I i punës me fokus-grupin e ngritur për realizimin e analizës së procesit të aplikimit dhe zbatimit të projekteve.

Qëllimi i kësaj të fundit është të nxjerrë në pah mungesat e njohurive, mangësitë dhe nevojat që kanë stafi dhe studentët e përfshirë në projekte, për të përmirësuar dhe lehtësuar zbatimin e projekteve në rang më të gjerë se institucional.

Analiza do të ndiqet nga trajnime të hartuara nga Universiteti i Palermos Itali, Qendra e Shërbimeve të Palëve të Interesit CESIE Itali dhe Universitetit te Ljubjanes, Slloveni.

Postimi i Mëparshëm
Mundësi vullnetarizimi për të rinjtë në Gjermani
Postimi Pasues
ALUMNI TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI”VIJNË SOT NË UNIVERSITET SI DY PROFESIONISTË, TË CILËT E KANË GJETUR VETEN SHPEJT DHE SUKSESSHËM NË TREGUN E PUNËS