Në datën 26 mars 2025, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), në kuadër të Sondazhit Kombëtar të Studentëve (SKS), zhvilloi një takim informues dhe udhëzues me studentë të Universitetit “Fan S. Noli”.
Në takim u theksua se vlerësimi nëpërmjet SKS bazohet në plotësimin e një pyetësori, ku studentët do të japin mendimin e tyre në lidhje me kategoritë: mësimdhënie dhe mësimnxënie, vlerësimi dhe feedback-u, burimet në funksion të mësimdhënies, organizimi dhe realizimi i programeve të studimit, mbështetja dhe zëri i studentëve dhe vlerësimi i përgjithshëm i programit të studimit/institucionit.
Në takim u theksua se pjesëmarrja studentore në këtë proces është mjaf e rëndësishme, në mënyrë që çdo student të shprehë mendimin e tij për institucionin ku ka zgjedhur të studiojë.
Pyetësori do të zhvillohet online nga data 21 prill-23 maj 2025 dhe studentët do të njoftohen me e-mail për fillimin dhe linkun e plotësimit të pyetësorit.
Procesi i plotësimit të pyetësorit është anonim dhe bazohet tërësisht në opinione individuale të studentëve për Institucionin ku ata studiojnë.