Hapen aplikimet për mobilitete studentësh në Daugavpils University, Latvi.

Daugavpils University ka hapur thirrjen për dy mobilitete studentësh për semestrin e vjeshtës (shtator 2025-janar 2026) në kuadër të programit Erasmus+. Studentët pritet të qëndrojnë në Turqi për rreth dy javë me qëllim marrjen e vizës për në Latvi.

Përzgjedhja e kandidatëve kryhet nga vetë universiteti, i cili orienton edhe hapat e mëtejshëm të aplikimit në bashkëpunim me universitetin pritës.

Fushat akademike, të gatshme për zhvillimin e mobilitetit të studentëve në Daugavpils University, janë si më poshtë:

  1. Psikologji (BA & MA)
  2. Biologji (BA & MA)
  3. Shkencat e edukimit (MA & PhD)
  4. Kimi (BA & MA)
  5. Ekonomiks (BA&MA)
  6. Shkenca e menaxhimit (PhD)
  7. IT (BA)

Data 14 prill 2025 është afati i fundit për shprehjen e interesit për mobilitet.

Më shumë informacion rreth universitetit pritës mund të gjeni në lidhjen: Home > Daugavpils Universitāte.

Për të shprehur interesin tuaj për këtë mobilitet mund të paraqiteni në Zyrën e Projekteve, Trajnimit Shkencor, dhe Shërbimeve Terciare pranë Rektoratit, kati i dytë. Gjithashtu, mund të na drejtoheni në adresën e email-it: tkita@unkorce.edu.al.

Ju mirëpresim!

Previous Post
REKTORI PËRGËZOI STUDENTËT VULLNETARË QË MORËN PJESË NË ORGANIZIMIN E OLIMPIADËS XIX TË MATEMATIKËS PËR STUDENTËT E UNIVERSITETEVE TË EVROPËS JUGLINDORE
Next Post
Hapen aplikimet për mobilitet studentësh në Université Savoie Mont Blanc, në Francë.