Personi që aplikon duhet të jetë i punësuar në Universitetin “Fan S. Noli”. Ai/ajo do të mbështetet me një bursë prej 190 eurosh në ditë. Kohëzgjatja e mobilitetit është 5 ditë plus 2 ditë udhëtim. Përveç mbështetjes individuale, projekti mbulon shpenzimet e udhëtimit, të cilat llogariten duke përdorur llogaritësin e distancës të programit Erasmus+.
Përzgjedhja e kandidatit/es kryhet nga vetë universiteti, i cili orienton edhe hapat e mëtejshëm në bashkëpunim me UNIMED dhe universitetin pritës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:
- Forma e aplikimit, sipas llojit të mobilitetit (trajnim ose mësimdhënie);
- Kopje e pasaportës, ose kartës së identitetit, e vlefshme për përdorim deri në të paktën tre muaj nga data e kthimit në vend;
- Dëshmi e gjuhës së huaj angleze ose italiane (niveli minimal B2);
- Curriculum Vitae (maksimumi 4 faqe).
Fushat akademike, të gatshme për zhvillimin e mobilitetit të stafit në Università degli Studi di Bari Aldo Moro, në gjuhën angleze, janë si më poshtë:
- Computer Science
- Earth Systems and Global Changes
- Innovation Development in Agri-Food Systems
- Medicine and Surgery-Medicina e Chirurgia in Lingua Inglese
- Physics
Në gjuhën angleze dhe italiane:
- Economics and Strategies for International Markets
Gjithashtu, ky universitet ofron më shumë mundësi angazhimi të stafit në programe studimi që ofrohen në gjuhën italiane.
Informacion më i detajuar lidhur me ofertën akademike të Università degli Studi di Bari Aldo Moro dhe fushave akademike, në të cilat mund të zhvillohet mobiliteti i stafit, gjendet në këtë lidhje: Courses — English.
Data 30 prill 2025 është afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit.
Më shumë informacion në lidhje me thirrjen mund të gjeni në lidhjen: COMMO IX – The call for staff mobility opportunities is out! Apply by 30th April 2025! – COMMO.
Për të shprehur interesin tuaj për këtë mobilitet mund të paraqiteni në Zyrën e Projekteve, Trajnimit Shkencor, dhe Shërbimeve Terciare pranë Rektoratit, kati i dytë. Gjithashtu, mund të na drejtoheni në adresën e email-it: tkita@unkorce.edu.al.
Ju mirëpresim!