NDËRKOMBËTARIZIMI- UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” BASHKORGANIZATOR I OLIMPIADËS XIX BALLKANIKE STUDENTORE TË MATEMATIKËS, E CILA DO TË ZHVILLOHET PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI

Në kuadër të ndërkombëtarizimit, Universiteti “Fan S. Noli” do të mirëpresë Olimpiadën XIX Ballkanike Studentore të Matematikës, e cila do të organizohet nga data 4 – 9 mars 2025 për herë të parë në vendin tonë, si një bashkorganizim i UNIKO dhe Shoqatës Ballkanike të Matematikës.
Kjo ngjarje e rëndësishme akademike do të bëjë bashkë mbi 100 studentë nga vende të ndryshme të Ballkanit, duke shënuar kështu edhe një nga pjesëmarrjet më të larta në historinë e saj.
Pjesëmarrës do të jenë edhe 6 studentë nga Universiteti “Fan S. Noli”, të cilët do të kenë mundësinë të konkurrojnë dhe të sfidojnë aftësitë e tyre matematikore me bashkëmoshatarë nga rajoni.
Kjo veprimtari jo vetëm promovon ekselencën akademike dhe zhvillimin e mendimit kritik, por gjithashtu kontribuon në fuqizimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërveprimit kulturor, ku studentët mund të ndajnë përvoja dhe të forcojnë lidhjet akademike mes tyre.
Gjatë ditëve të Olimpiadës pjesëmarrësit do të kenë mundësi të bëhen pjesë e takimeve dhe diskutimeve me pedagogë e studentë të UNIKO, ndërsa janë parashikuar edhe veprimtari shoqëruese, siç janë vizitat kulturore në muze apo në zonat turistike të qarkut të Korçës, për t`i njohur studentët me trashëgiminë kulturore të rajonit tonë.
Vlerësimi i përformancës së studentëve do të kryhet nga një juri e përbërë nga profesorë dhe ekspertë të fushës së matematikës nga Shqipëria e vende të ndryshme të Ballkanit, duke siguruar një proces vlerësimi të drejtë dhe transparent, të bazuar mbi kritere të qarta dhe metodologji bashkëkohore.
Universiteti “Fan S. Noli” e mirëpret me kënaqësi këtë ngjarje dhe iu uron suksese të gjithë pjesëmarrësve në këtë garë të nivelit të lartë.
Previous Post
KËSHILLI STUDENTOR I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE ORGANIZATA RINORE “BALKAN YOUTH ACTIVISM”, BYA ZHVILLUAN NJË TAKIM INFORMUES ME STUDENTË TË UNIKO, KU U LIDHËN EDHE DY MEMORANDUME BASHKËPUNIMI
Next Post
NJOFTIM PËR 14 VENDE TË LIRA PUNE NË BASHKINË MALIQ

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right