Në datën 24 shkurt 2025 në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua një trajnim online për Inteligjencën Artificiale në kuadër të projektit READ me temë: “Implementimi i Inteligjencës Artificiale për studentët e IT”.
Trajnimi u zhvillua me pjesëmarrjen e prof. dr. Genci Capi, profesor i Robotikës dhe phd. Goragod Pongthanirson, Universiteti Hosei, Japoni.
Të pranishëm ishin studentëve të programeve të studimit “Teknologji Informacioni” dhe “Matematikë-Informatikë”, si dhe pedagogë të departamentit të Informatikës.
Në fokus të trajnimit ishte përdorimi i kompjuterave Jetson Nano, aplikimi i tyre në detektim imazhesh dhe njohja e studentëve me funksione kodimi në OpenCV, Python, Yolo dhe Arduino.
Ky trajnim u zhvillua në kuadër të zbatimit të projektit READ (Research Expertise from the Academic Diaspora) dhe mundësohet nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) me koordinator dr. Blerina Çeliku dhe Diaspora Scholar, prof. dr. Genci Capi.