UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” LIDHI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME UNIVERSITETIN “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS

10 janar 2025 – Me qëllim zhvillimin e bashkëpunimit akademik, si dhe për promovimin e mirëkuptimit të ndërsjellë, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Universitetit “Fan S. Noli” Korçë.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtuesit e të dy institucioneve, prof. dr. Shkëlqim Fortuzi, rektor i Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe prof. dr. Lorenc Ekonomi, rektor i Universiteti “Fan S. Noli” Korçë.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje palët synojnë të nxisin bashkëpunimin akademik dhe administrativ mbi bazën e barazisë dhe reciprocitetit të plotë.

Sa i takon bashkëpunimit UAMD dhe UNIKO bien dakord të bashkëpunojnë në kuadër të programeve të përbashkëta të studimit si diploma të përbashkëta ose të dyfishta; në shkëmbime të personelit akademik dhe/ose administrativ;  shkëmbime të studentëve për semestra studimi dhe punësimi; në veprimtari të përbashkëta kërkimore, aplikime në projekte dhe publikime; pjesëmarrje në seminare, konferenca, evente dhe takime akademike; shkëmbime të literaturës shkencore dhe informacioneve të tjera; në organizime të shkollave verore/dimërore; në veprimtari për ndërtimin e kapaciteteve; bashkëpunim në krijimin e një rrjeti për shkëmbime të përvojës në tematika të ndryshme etj.

 

 

Previous Post
ESE AKADEMIKE NË GJUHËN ANGLEZE- KONKURS ME STUDENTË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” ME MBËSHTETJEN E AADF-SË
Next Post
“MIGRACIONI DHE ZHVILLIMI I QËNDRUESHËM NË DEVOLL, SHQIPËRI”- PROJEKTI I DEPARTAMENTIT TË HISTORI-GJEOGRAFISË PREZANTOHET NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”