Në datën 20 shkurt 2025 në kuadër të projektit kërkimor-shkencor “Burimet ujore në rajonin e Korçës: vlerat mjedisore, turistike dhe shëndetësore” me financimin e AKKSHI-it dhe i zbaturar nga Universiteti “Fan S. Noli”, në parneritet me shoqatën “Korça Alpin” u zhvillua takimi i radhës në qytetin e Ersekës (Kolonjë).
Në mjediset e Bibliotekës “Skënder Luarasi”, grupi kërkimor prezantoi para një audience me specialistë, mësues, qytetarë, studentë e nxënës rezultatet e Burimeve Termale të Sarandoporit dhe Liqenit Akullnajor të Gramozit.
Krahas referencave bibliografike, kërkimi u fokusua në mbledhjen e të dhënave në terren, si: kampionet e ujit dhe analizat laboratorike të tyre, konstatimi i vlerave mjedisore, ndërhyrja e njeriut dhe përshkrimi i potencialit turistik, si dhe pyetësorë e intervista nga komuniteti.
Të dhënat laboratorike, shëndetësore e mjedisore tregojnë për një vlerë të jashtëzakonshme, por edhe kujdes në përdorimin e tyre.
Në një moment të dytë rezultatet do të prezantohen edhe për qytetarët e Leskovikut, ndërsa do të botohen për një publik më të gjerë.
Falënderime për mbështetjen dhe bashkëpunimin për Bashkinë Kolonjë dhe për Gjimnazin “Petro N. Luarasi”, Ersekë.