Në datën 19 shkurt 2025 me rastin e Javës Kombëtare në Mbrojtje të Viktimave të Krimit, në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, departamenti i Shkencave Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, Zyra e Ndihmës Juridike Falas dhe me Bashkinë Korçë organizuan një leksion të hapur për studentët e të gjitha programeve të studimit që mbulon ky departament.
Në këtë leksion ishin të pranishëm edhe zëvendësministri i Drejtësisë, z. Klajd Karameta, znj. Elona Hoxha, drejtore e Politikave dhe Strategjive në Fushën e Drejtësisë në këtë Ministri dhe znj. Marinela Nasi, përfaqësuese rajonale e Zyrës së Ndihmës Juridike Falas, të cilët fillimisht u pritën në një takim nga drejtues të FSHNH, dekani, prof. as. dr. Rafail Prodani dhe përgjegjësja e Departamentit, dr. Suela Dinellari.
Gjatë leksionit, stafi akademik dhe studentët pjesëmarrës u njohën me Strategjinë Ndërsektoriale të Minstrisë së Drejtësisë në sigurimin e Drejtësisë Sociale, si një nga faktorët influences dhe përmbushës të standardeve të drejtësisë, për t’u integruar në BE.
Studentët e vlerësuan leksionin jo vetëm si informim, por edhe si një mundësi për të ndërthurur teorinë që kanë zhvilluar në auditor me praktikën referuar së drejtës, filozofisë, politikave e shërbimeve sociale, etikës dhe lidershipit.