Në datën 25 shtator 2024, në kuadër të projektit HAWKING Erasmus+, Universiteti i Madeiras organizoi një sesion virtual trajnimi kombëtar për stafin akademik dhe administrativ të institucioneve të arsimit të lartë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, dhe Mali i Zi.
Ky trajnim synon informimin dhe ndërgjegjësimin e drejtuesve të institucioneve të arsimit të lartë mbi kalimin digjital gjithëpërfshirës nga arsimi i mesëm në arsimin e lartë, me qëllim lehtësimin e pranimit dhe përfshirjes së studentëve me aftësi të kufizuara në universitet.
Përfitimet e këtij trajnimi për institucionet e arsimit të lartë dhe studentët:
Përmirësimi i qasjes së studentëve me aftësi të kufizuara në arsimin e lartë
Lehtësimi i procedurave të pranimit dhe mbështetjes për studentët me nevoja të veçanta
Zhvillimi i kapaciteteve teknike dhe administrative për një tranzicion të suksesshëm
Gjatë trajnimit u trajtuan çështje të tilla si:
Çfarë është kalimi digjital gjithëpërfshirës?
Pse gjithëpërfshirës? Pse digjital?
Parakushtet, kapacitetet teknike dhe administrative, si dhe procedurat për kalimin e studentëve
Mjetet teknike dhe përfitimet për shkollat e mesme, universitetet dhe studentët me aftësi të kufizuara
Trajnimet u zhvilluan në grupe të vogla për çdo shtet, duke siguruar vëmendje, qartësi dhe ndërveprim maksimal ndërmjet pjesëmarrësve.
Ky aktivitet është një hap i rëndësishëm për ndërtimin e një arsimi të lartë më të aksesueshëm dhe gjithëpërfshirës për të gjithë studentët!