BASHKËPUNIMI NDËRINSTITUCIONAL- LEKSION I HAPUR I ZHVILLUAR NË FE PËR EDUKIMIN E STUDENTËVE RRETH FONDIT PRIVAT TË PENSIONEVE DHE SIGURIMIT TË JETËS DHE JO-JETËS, KU TË FTUAR ISHIN SPECIALISTË TË SIGAL UNIQA GRUP AUSTRIA, KORÇË

Në datën 21 janar 2025 në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë u zhvillua një leksion i hapur me temë: “Edukimi i studentëve rreth fondi privat të pensioneve dhe sigurimit të jetës dhe jo-jetës”, të ftuara ishin specialistet e Kompanisë Sigal Uniqa Group Austria, Korçë, znj. Lauresha Trëndafili, përgjegjëse për pensionet dhe znj. Brunilda Malo, juriste.

Studentët e programit të studimit Master i Shkencave në “Financë”, Master Profesional në “Bankë dhe Sigurime”, si dhe të programeve të ndryshme të ciklit Bachelor u informuan për rëndësinë që ka sigurimi për pension, sigurimi i jetës etj., kryesisht në situaten aktuale dhe përfitimet nga anëtarësimi në skemat e fondeve dhe të sigurimeve.

Studentët u njohën gjatë takimit edhe me mundësitë e sigurimeve online dhe, kjo me qëllim edukimim dhe futjen e kulturës së sigurimeve për brezin e ri.

Specialistet iu përgjigjën pyetjeve të studentëve, ndërsa u ofruan atyre edhe mundësinë për t`u bërë anëtarë të skemës së këtij Fondi.

Për rreth 15 nga studentët pjesëmarrës, specialistet hapën llogari konkrete, duke i mbështetur edhe me vlerën minimale të anëtarësimit.

Previous Post
NDËRKOMBËTARIZIMI-STUDENTË TË DEPARTAMENTIT TË GJUHËVE TË HUAJA ZHVILLUAN NJË LEKSION ONLINE ME ME PROFESOREN LIGIA TOMOIAGĂ NGA QENDRA UNIVERSITARE VERI BAIA MARE, UNIVERSITETI TEKNIK I KLUZHIT
Next Post
NJË FOND LIBRASH ME TEMATIKË NGA FUSHA E BUJQËSISË I`U DHURUA BIBLIOTEKËS SË FAKULTETIT TË BUJQËSISË, UNIKO NGA FONDACIONI AGRINET