NË NJË PROCES TË QETË E NORMAL, KËSHILLI STUDENTOR I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” VOTOI PËR TË ZGJEDHUR DREJTUESIT E RINJ PËR PERIUDHËN 2024-2026

Në datën 18 dhjetor 2024 studentët e Universitetit “Fan S. Noli” votuan  në një proces të qetë e normal për të zgjedhur presidentin e Këshillit Studentor dhe kryetarët e këshillave të fakulteteve për periudhën 2024-2026.

Pas përfundimit të procesit të votimit dhe numërimit të votave Komisioni Institucional Studentor Zgjedhor shpalli edhe vendimet përkatëse sipas të cilave:

1- Fjorela (Fatos) Bajraktari shpallet President i Këshillit Studentor të Universitetit “Fan S. Noli” me 542 vota “pro”, 76 “kundër” dhe 8 vota “të pavlefshme”.

2- Ina (Simon) Bala shpallet Kryetar i Fakultetit të Ekonomisë të Këshillit Studentor të Universitetit “Fan S. Noli” me 95 vota “pro”, 19 “kundër” dhe 5 vota “të pavlefshme”.

3-Dhimitri (Nesti) Foto shpallet Kryetar i Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane të Këshillit Studentor të Universitetit “Fan S. Noli” me 162 vota “pro” dhe 83 vota “kundër”.

4- Sara (Edvin) Maçolli shpallet Kryetar i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë të Këshillit Studentor të Universitetit “Fan S. Noli” me 137 vota “pro”, 13 “kundër” dhe 2 vota “të pavlefshme”.

5- Joana (Vasil) Çako (Çobaj) shpallet Kryetar i Fakultetit të Bujqësisë të Këshillit Studentor të Universitetit “Fan S. Noli” me 93 vota “pro”, 4 “kundër” dhe 2 vota “të pavlefshme”.

 

 

Previous Post
MBËSHTETJE, VULLNETARIZËM DHE SHPRESE PËR ATA QË KANË MË SHUMË NEVOJË- ME KËTË MOTO STUDENTËT, STAFI DHE VULLNETARËT E FAKULTETIT TË SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE, UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” IU BASHKUAN FUSHATËS “KOVAT BLU”