Në datën 19 dhjetor 2024 në Universitetin “Fan S. Noli”, rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi priti në takim zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Dimitrovski.
Në fokus të këtij takimi ishte programi i studimit “Gjuhë-Letërsi Shqipe dhe Gjuhë Pakicash” në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë, ku ndër të tjera përfshihet edhe gjuha maqedonase, si dhe rëndësia që ka promovimi në rritjen e interesit të të rinjve për të aplikuar në këtë program.
Gjatë bisedës, ku ishin të pranishëm edhe autoritete të tjera drejtuese në UNIKO u nënvizua fakti se takime të tilla forcojnë edhe më tepër lidhjet akademike dhe kulturore mes dy vendeve, duke hapur mundësi të reja për studentët dhe stafin akademik.