“NJË HAP PËRPARA, DY HAPA MBRAPA: TË ZBULOSH MARRËDHËNIET SHQIPTARO-GREKE SOT”- ISHTE TEMA E LEKSIONIT TË HAPUR QË PEDAGOGU I UNIKO, PHD. JORDAN JORGJI MBAJTI NË UNIVERSITETIN ARISTOTELI TË SELANIKUT

Në datën 11 dhjetor 2024, në Universiteitn Aristoteli të Selanikut u zhvillua një seminar, pjesë e të cilit ishte edhe pedagogu i politikës evropiane dhe ndërkombëtare në departamentin e Shkencave Sociale të Universitetit “Fan S. Noli”, phd. Jordan Jorgji.

Në këtë seminar ai mbajti leksionin e hapur me temë “Një hap përpara, dy hapa mbrapa: të zbulosh marrëdhëniet shqiptaro-greke sot”, kjo edhe në kadër të bashkëpunimit që UNIKO ka   me Universitetin Aristoteli të Selanikut, me të cilin ka zhvilluar veprimtari të ndryshme të përbashkëta.

Seminari u organizua nga departamenti i Shkencave Politike i Universitetit Aristoteli, ku pedagogu Jorgji kreu studimin post-doktoral mbi marrëdhëniet bashkëkohore shqiptaro-greke.

Pasi ndoqën leksionin studentët e pranishëm treguan interes për çështje të ndryshme që u trajtuan në takim, duke bërë edhe pyetje e nxitur diskutime me stafin akademik që mori pjesë në këtë leksion të hapur.

Postimi i Mëparshëm
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË INSPEKTORIATIN SHTETËROR TË PUNËS DHE SHËRBIMEVE SHOQËRORE, KORÇË
Postimi Pasues
“STIGMATIZIMI SI DUKURI PSIKOLOGJIKE DHE NDIKIMI I TIJ NË SHOQËRI”- LEKSIONI I HAPUR I MBAJTUR NË UNIKO NGA PROF. AS. DR. DENIS CELCIMA, UNIVERSITETI PËR BIZNES DHE TEKNOLOGJI, PRISHTINË, KOSOVË