3 DHJETOR- DITA BOTËRORE E AFTËSISË SË KUFIZUAR- FUSHATË NJËDITORE NDËRGJEGJËSUESE NË MJEDISET E UNIKO

Në datën 3 dhjetor 2024 në Universitetin “Fan S. Noli” me rastin e Ditës Botërore të Aftësisë së Kufizuar u zhvillua një fushatë njëditore ndërgjegjësuese për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara për jetë të pavarur. Kjo fushatë i bën jehonë vullnetarizmit të komunitetit, veçanërisht të të rinjve, për krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Këtë takim e solli Shoqata MEDPAK në kuadër të projektit “Të rinjtë për një shoqëri gjithëpërfshirëse”, që po zbaton në partneritet me Bashkinë e Korçës dhe Universitetin “Fan S. Noli, me punën e UNDP, si pjesë e programit “Askush të mos mbetet pas” / “Leave NO One Behind 2” që financohet nga qeveria zvicerane.

Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve të pushtetit vendor, Universiteti i Korçës, Këshilli Rinor Vendor, biznese, institucione të arsimit profesional, si dhe të rinj, persona me aftësi të kufizuar dhe familjarë të tyre.

Në sallën e Amfiteatrit të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, fjalën e mirëseardhjes e mbajti z. Eduart Shehu, koordinator i projektit, ndërsa më pas përcollën përshëndetjet dhe mesazhet e tyre në këtë ditë znj. Zela Koka, kryetare e Shoqatës MEDPAK, z. Francisko Roquette, zëvendëspërfaqesues i përhershëm, UNDP Shqipëri, dr. Aida Mosko, zëvendësrektor për shkencën dhe projektet, UNIKO, znj. Mariana Jorgji, drejtoreshë e Shërbimit Social, Bashkia Korcë, zj. Eriketa Koçibelli, nga Hotel “Koçibelli Korcë”,  znj. Çelieta Cani  Drejtoreshë e Qendrës Ditore të Zhvillimit Atelie etj.

Dy studentet e UNIKO, Marsida Rushan dhe Artiola Gurraj ndanë më pas me të pranishmit përvojat e tyre të deritanishme si vullnetare, ndërsa veprimtaria u përmbyll me ekspozitën e çelur në hollin e FEF me temë “Prej barrierave drejt mundësive” të përgatitur me rastin e kësaj dite nga studentët vullnetarë të Universitetit “Fan S. Noli”.

 

Previous Post
DEPARTAMENTI I SHKENCAVE SOCIALE, IU BASHKUA PANAIRIT TË ORGANIZUAR NGA QENDRA REZIDENCIALE E ZHVILLIMIT, KORÇË, NË KUADËR TË 3 DHJETORIT, DITËS NDËRKOMBËTARE TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA
Next Post
THIRRJE PËR MOBILITET PËR MËSIMDHËNIE/TRAJNIM NË UNIVERSITY OF NATIONAL AND WORLD ECONOMY, SOFIE, BULLGARI

Accesibility Adjustments

Choose the right accessibility profile for you
OFF ON
Highlight Links Highlights all the links on the site!
OFF ON
Pause Animations Animations will be paused on the site!
OFF ON
Dyslexia Font Dyslexia Font will be applied on the site!
OFF ON
Hide Images All images will be hidden on the site!
Choose the right accessibility profile for you
Adjust Font Sizing
Default
High Saturation
High Contrast
Light Contrast
Dark Contrast
Adjust Letter Spacing
Default
Adjust Line Height
Default
Speak Mode
Align Center
Align Left
Align Right