STUDENTËT MESAZHE NDËRGJEGJËSIMI NË DITËN BOTËRORE TË DIABETIT

Në kuadër të 14 nëntorit Ditës Botërore të Diabetit, departamenti i Infermierisë i`u bashkua nismës së Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Korçë, duke bashkëorganizuar një veprimtari ndërgjegjësuese për komunitetin dhe kryesisht për të rinjtë me qëllim përcjelljen e mesazheve ndërgjegjësuese në këtë ditë.

Përgjegjësja e këtij Departamenti, dr. Elda Nuni thotë se kjo orë e hapur krahas misionit ndërgjegjësues, synon që studentët të aftësohen edhe praktikisht, duke aplikuar njohuritë që kanë marë në auditor.

Çdo vit, Dita Botërore e Diabetit ka një temë rreth së cilës organizohen fushatat ndërgjegjësuese dhe tema e këtij viti është: “Të thyejmë barrierat, të kapërcejmë boshllëqet”, duke mbështetur angazhimin e përbashkët për të reduktuar rrezikun e diabetit dhe për të siguruar që të gjithë njerëzit e diagnostikuar me diabet të kenë qasje në trajtim dhe kujdes të barabartë, gjithëpërfshirës, të përballueshëm dhe cilësor.

 

Previous Post
TRYEZË DISKUTIMI NË KUADËR TË PROJEKTIT ERASMUS+ U2SID “UNIVERSITETI PËR SHOQËRINË: TRANSFORMI DIXHITAL I BALLKANIT PERËNDIMOR”
Next Post
“INTEGRIMI I NJOHURIVE MBI MEDIAN NË UNIVERSITETE”-TRAJNIM ME STUDENTË TË UNIKO