Në kuadër të projektit U2SID “Universiteti në shërbim të shoqërisë për nxitjen e transformit digjital në Ballkanin perëndimor”, Universiteti “Fan S. Noli” fton kompani, biznese, institucione, përfaqëues të shoqërisë civile, etj., të bëhen pjesë e nismës
“THIRRJE PËR BASHKËPUNIM: SFIDAT AKTUALE TË DIGJITALIZIMIT NË SHOQËRI DHE NË BIZNES”.
Thirrja parashikon bashkëpunimin konkret mes Universitetit dhe palëve të interesit që operojnë në tregun rajonal për zgjidhjen e problemeve aktuale rreth digjitalizimit të shërbimeve, ose lehtësimit të shërbimeve me anë të mundësive që ofron teknologjia e informacionit dhe e komunikimit. Studentët e talentuar, në monitorimin e vazhdueshëm të pedagogëve dhe ekspertëve ndërkombëtarë të fushës, do të përpiqen të ofrojnë ide inovative për zgjidhjet praktike dhe të dobishme të këtyre sfidave.
Jeni të mirëpritur në TRYEZËN E RRUMBULLAKËT TË DISKUTIMIT!
Fakulteti i Ekonomisë, Salla e Mbledhjeve, Kati III
Dt. 14 nëntor 2024, ora 10:30.