KËTË VIT AKADEMIK, STAFIT TË FAKULTETIT TË SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE IU BASHKUAN PEDAGOGET E REJA, MSC. ANXHELA FEÇANJI, MSC. XHENSILA MORAVA DHE MSC. KLODIANA DHËMBI, ISH-STUDENTE TË SHKËLQYERA TË UNIKO

Në datën 23 tetor 2024 rektori, prof. dr. Lorenc Ekonomi i priti në një takim, ku i përgëzoi për arritjet e tyre akademike dhe njëkohësisht i inkurajoi për punën në vijim, si pjesë e departamenteve “Informatikë” dhe “Matematikë-Fizikë”, pranë FSHNH.

Vajzat janë shembull i një brezi të ri profesionistësh që e kuptojnë thellë rolin e edukimit dhe rëndësinë e përgatitjes së mirë. Si tre ish-studente të shkëlqyera të Universitetit “Fan S. Noli” ato kanë arritur rezultate të larta edhe gjatë studimeve të mëtejshme në programet “Masteri i Shkencave” përkatësisht në: “Teknologji Informacioni me profil Zhvillim Software-sh”; “Shkenca Kompjuterike me profil Informatikë Biznesi” dhe “Matematikë”.

Gjatë takimit që zhvilluan me drejtues të FSHNH pedagoget e reja sollën përvojat e tyre si ish-studente të këtij Fakulteti dhe u shprehën se arritjet në fushën akademike nuk erdhën vetëm si rezultat i punës individuale, por edhe i një mjedisi mbështetës që promovon dijen, bashkëpunimin dhe ambicien. Ndërkohë u angazhuan që me energjinë, kreativitetin dhe përkushtimin në punë do të përpiqen të japin kontributin e tyre përkrah stafit akademik të departamenteve ku do të punojnë.

Previous Post
BASHKËPUNIMI NË KUADËR TË ZHVILLIMIT TË PRAKTIKAVE PROFESIONALE DHE PUNËSIMIT TË STUDENTËVE DHE ALUMNI-T TË UNIKO ISHTE FOKUSI I TAKIMIT MIDIS PËRFAQËSUESVE TË DY INSTITUCIONEVE
Next Post
DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM NË BASHKËPUNIM ME FONDACIONIN “LA FONDATION POUR LA FORMATION HOTELIERË” ORGANIZUAN NË MJEDISET E FE TRAJNIMET ME TEMË: “PRAKTIKAT E QËNDRUESHME NË DESTINACIONET SMART DHE MENAXHIMI I EVENTEVE” DHE “MIKPRITJA SMART”