Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (NJSBC) u fut në strukturën e Universitetit si një njësi e re, pas miratimit që bëri Këshilli i Administrimit të Universitetit “Fan S. Noli” me Vendimin Nr.2 dt. 06.05.2008. Senati i Universitetit me Vendimin nr. 33, datë 17.11.2009 vendosi ngritjen e kësaj njësie si dhe përbërjen e saj. Ajo funksionon në zbatim të Nenit 103 në Ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” si dhe sipas kritereve të përcaktuara në Nenit 73 dhe 74 të Kreut IX “Sigurimi i Cilësisë” të Statutit të Universitetit “Fan S. Noli”. Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë ka në përbërje të saj një koordinator nga çdo njësi kryesore. Pranë çdo njësie kryesore ngrihet Grupi i Vlerësimit të Brendshëm me përfaqësim nga çdo njësi bazë dhe nga organizimet studentore.
NJSBC mbështet dhe ofron ekspertizë. Anëtarët e saj vizitojnë rregullisht çdo fakultet dhe çdo departament dhe ftohen nga ta që të ofrojnë ekspertizë në zhvillimin e proceseve përkatëse të sigurimit të cilësisë. Në veçanti, ekspertiza përqëndrohet në zbatimin e mekanizmave për sigurimin e cilësisë në mësimdhënie, vlerësim dhe përfshirjen e studentëve në procesin e të nxënit. NJSBC bashkërendon komunikimin midis strukturave të ndryshme, veçanërisht kur procesi i delegohet fakulteteve ose kur ka një proces vlerësimi që është i organizuar nga Universiteti. Ky rol bashkërendues shtrihet në njësi të tjera në Universitet kur procesi ka të bëjë me zhvillimin e personelit dhe mbledhjen/analizën e të dhënave institucionale.
NJSBC interpreton detyrimet kombëtare dhe evropiane të sigurimit të cilësisë, në mënyrë që t’i përshtatë ato në kontekstin institucional. Kështu, anëtarët e NJSBC-së garantojnë që këto detyrime kombëtare dhe evropiane të njihen dhe të përfshihen nga universiteti. NJSBC monitoron duke ofruar udhëzime, duke mbledhur informacione dhe duke evidentuar probleme të cilat i përcjell në njësitë përgjegjëse për zgjidhje. NJSBC administron, organizon dhe përgatit vizita të vlerësimit të jashtëm ose fton ekspertë të jashtëm për të trajnuar stafin që merret me vlerësimin e brendshëm.
KALENDARI I VEPRIMTARIVE
FAKULTETI I BUJQËSISË
Dr. Aldona Minga (Përgjegjës)
Dr. Nikolin Karapançi
Prof.as.dr. Pirro Icka
Studente: Joana Çobaj
FAKULTETI I EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË
Dr. Juliana Çyfeku (Përgjegjës)
Dr. Ilir Shyta
Dr. Alba Kreka
Msc. Arjan Kamburi
Studente: Dalina Krekasi
FAKULTETI I EKONOMISË
Dr. Landi Gushi (Përgjegjës)
Dr. Marsida Harremi
Dr. Iva Pendavinji
Studente: Ina Bala
FAKULTETI I SHKENCAVE NATYRORE DHE SHKENCAVE HUMANE
Doc. Ardian Matka (Përgjegjës)
Dr. Arben Gjata
Msc. Silvja Çobani
Msc. Dhori Beta
Msc. Paola Saro
Studente: Edona Kalludra
NJBSC NË SHKALLË UNIVERSITETI
Dr. Juliana Çyfeku
Dr. Aldona Minga
Dr. Landi Gushi
Dr. Ardian Matka
Dr. Evis Kapurani (Sektori i Kurrikulës, Vlerësimit Institucional dhe Alumni)
Xhovani Saraçi (Drejtoria Ekonomike)
Edona Kalludra (Studente)