Në datat 30-31maj 2024 në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua Konferenca II Ndërkombëtare me temë: “Multilingualism, Innovation and Digitalization in the Light of European Education Policies” (Shumëgjuhësia, inovacioni dhe dixhitalizimi në kuadër të politikave evropiane të arsimit).
Të ftuar ishin kërkues, pedagogë, mësues, studentë nga treva të ndryshme shqiptare dhe të huaja.
Zëvendësrektori për kërkimin dhe shkencën, UNIKO, prof. as. dr. Benita Stavre përshëndeti pjesëmarrësit dhe bashkëpunëtorët në këtë konferencë, në të cilën u paraqitën mbi 63 kumtesa me rreth 88 autorë, të cilët sollën ekspertizat, kërkimet, përvojat dhe risitë në fushën e edukimit të gërshëtuara këto me të rejat në fushën e teknologjisë.
Gjithashtu, konferencën e përshëndetën edhe prof. Eleni Griva, zëvendësrektor, Universiteti i Maqedonisë Perëndimore, Greqi; phd. assoc. professor Silvana Neshkovska, “St. Kliment Ohridski”, Universiteti i Bitola-s, Maqedoni e Veriut; prof. ass. dr. Alma Lama, dekan i Fakultetit të Gjuhës Angleze, UBT, Kosovë dhe prof. as. dr. Daniela-Carmen Stoica, përgjegjës i departamentit të Gjuhëve të Huaja, UNIKO.
Në seancën plenare referuan tre folës kryesorë:
-Assoc. prof. Ligia Tomoiagă, Technical University of Cluj-Napoca, Rumani përshëndeti pjesëmarrësit ndërsa referoi me temën: “Using Literature to Teach and Enhance Interpersonal Intelligence and Human Communication” (Perdorimi i Letërsisë për të Mësuar dhe Zhvilluar Inteligjencën Personale dhe Komunikimin Njerëzor).
– Prof. dr. Nicolae Saramandu, corresponding member of the Romanian Academy, prof. dr. habil. Manuela Nevaci me temën: “South-Danubian Romanian Dialects’ Development in the Multilinguistic Balkan Environment” (Zhvillimi i Dialekteve Jugo- Danubiane Rumune në mjedisin Ballkanik Shumëgjuhësor).
-Prof. Lothar Tschapka, University of Vienna, Austria me temën: “Encouraging Learners to Speak: the Use of Speech and Theatre Exercises in Language and Communication Skills Training” (Inkurajimi i Studenteve për të folur: Përdorimi i Ushtrimeve të Ligjërimi dhe Teatrit Përmes Trajnimit të Aftësive Komunikuese dhe Gjuhësore).
Më pas, konferenca i zhvilloi punimet në disa sesione paralele në të cilat studiuesit paraqitën tema të ndryshme në lidhje me shumëgjuhësinë, inovacionin e dixhitalizimin. Sesionet vijuan edhe në ditën e dytë të konferencës, në mjediset e Rektoratit.
Në përfundim u dhanë konkluzione e mendime, ku pjesëmarrësit shprehën vlerësime pozitive për arritjet e qëllimit të kësaj konference shumëdimensionale.
Të gjitha punimet e plota do të botohen në librin e përmbledhjeve të artikujve të kësaj konference.
Departamenti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti “Fan S. Noli” e organizoi këtë konferencë në bashkëpunim me:
-Faculty of Foreign Languages, University of Tirana
-Faculty of Human Sciences, “Ismail Qemali”, Vlorë
-Faculty of Philology, North University Center Baia Mare,
-Technical University of Cluj, Romania
-Faculty of Foreign Languages “Ovidius” University of Constanta, Romania
-Faculty of Foreign Lenguages “Luigj Gurakuqi” University, Shkodër
-Faculty of Letters, University of Bucharest
-Faculty of Education, “Aleksandër Moisiu” University, Durrës
-Faculty of Human Sciences “Aleksandër Xhuvani” University, Elbasan
-University of Ëestern Macedonia, Florina
-“St Kliment Ohridski” University of Bitola
-Faculty of Media and Communication, University of Business and Technology, Pristina
-Faculty of English Language, “AAB” College, Pristina
-Faculty of Philology, University of Tetovo.