KËSHILLI STUDENTOR I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” DHE KËSHILLI STUDENTOR I UNIVERSITETIT “ALEKSANDËR MOISIU”, DURRËS NËNSHKRUAN MARRËVESHJEN E BASHKËPUNIMIT NË ATË QË DO TË QUHET “FORUMI I PЁRBASHKЁT I KЁSHILLAVE STUDENTORЁ”

Në datën 27 maj 2024 u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit midis Këshillit Studentor të Universitetit “Fan S. Noli” dhe Këshillit Studentor të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës.

Kjo marrëveshje u arrit nisur nga dёshira pёr tё vendosur lidhje institucionale bashkёpunimi nё interes tё tё dyja palёve me qёllim përfaqësimin e ideve dhe opinioneve të studentëve në strukturat mësimore-kërkimore dhe të shërbimeve, pёr bashkёpunimin dhe bashkёrendimin e veprimtarive  dypalёshe, me synim komunikimin dhe shkёmbimin e informacioneve, ideve dhe përvojave qё lidhen me fushat me interes tё pёrbashkёt nё pёrgjithёsi;  për bashkёpunimin e ndërsjellё nё realizimin e veprimtarisё nё kuadёr tё zbatimit tё legjislacionit nё fuqi për arsimin e lartё etj.

Marrëveshja u firmos nga kryetarët respektivë të dy këshillave studentorë, në mjediset e Universitetit “Aleksandër Moisiu”, ku më pas studentët vizituan dhe u njohën me disa nga qendrat kulturore e historike të qytetit të Durrësit.

Studentët u shoqëruan në këto takime e vizita edhe nga pedagogë, si dhe dekani i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë, prof. as. dr. Jonela Spaho, e cila përgëzoi Këshillin Studentor për zgjerimin e bashkëpunimeve, fillimisht me studentët e Universitetit të Shkodrës dhe tani me studentët e Universitetit të Durrësit, duke bashkёpunuar nё fusha të ndryshme pёr tё cilat shfaqin interes tё pёrbashkёt dhe angazhimet studentore në atë që do tё quhet “Forumi i Pёrbashkёt i Kёshillave Studentorё”.

Previous Post
DEPARTAMENTI I GJUHËVE TË HUAJA ZHVILLOI KONFERENCËN II NDËRKOMBËTARE ME TEMË: “MULTILINGUALISM, INNOVATION AND DIGITALIZATION IN THE LIGHT OF EUROPEAN EDUCATION POLICIES” (SHUMËGJUHËSIA, INOVACIONI DHE DIXHITALIZIMI NË KUADËR TË POLITIKAVE EVROPIANE TË ARSIMIT)
Next Post
Harvesting (digital) Alternation in Ways that Knock-down Inaccessibility of New Generations (HAWKING)