Në datën 14 maj 2024 në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë, studentët e programit të studimit “Menaxhim në Turizëm dhe Mikpritje” morën pjesë në një ëorkshop në lidhje me kulinarinë me temë:“Cuisine and Restaurant Business in Bosnia and Herzegovina” që u mbajt online nga mjeshtri Pedrag Tosic.
Studentët u njohën me atraksionet turistike ,natyrore dhe kulturore, ndërsa në fokus të seminarit ishin gatimet tradicionale, si dhe funksionimi i restoranteve në këtë destinacion.
Seminari mundësua nga La Fondation pour la Formation Hoteliere.
Në fund të takimit pjesemarrësit u testuan për njohuritë e përfitura nga ky seminar si dhe u pajisen me certifikata pjesëmarrjeje.