Në datën 29 mars 2024 në mjediset e Fakulteti të Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli” mirëpriti takimin e zhvilluar në kuadër të projektit “Strengthening university autonomy and increasing accountability and transparency of Western Balkan Universities”, ku ishin të pranishëm përfaqësues të universiteteve partnere në këtë projekt. Gjithashtu, në këtë takim ishin të ftuar autoritetet drejtuese të Universitetit si dhe përfaqësues nga drejtoritë e Rektorat.
Gjatë këtij takimi, krahas prezantimeve në lidhje me zhvillimet e fundit për autonominë e universiteteve në Shqipëri, si dhe një përshkrimi lidhur me objektivat dhe qëllimet e projektit pati dhe diskutime mbi qeverisjen e universiteteve dhe autonominë në të gjitha IAL-të në Shqipëri dhe në Kosovë, duke vënë në dukje edhe sfidat e përbashkëta të të dy vëndeve.