Shpallet thirrja për aplikime për mobilitete për studime në Universitetin “Aristoteli”, Selanik.
Periudha e mobilitetit parashikohet gjatë semestrit të parë të vitit akademik 2024-2025.
Dokumentet që kërkohen për të aplikuar janë të listuara më poshtë:
- Foto (version dixhital)
- Marrëveshja për Studime (në anglisht) e nënshkruar vetëm nga Universiteti juaj;
- CV (në gjuhën angleze)
- Listë notash (në anglisht)
- Certifikatë gjuhe (TOEFL/IELTS Niveli B2)
- Diploma e studimeve Bachelor (vetëm për studentët master dhe doktoraturë)
Aplikimi do të kryhet online, pranë Zyrës së Projekteve dhe Kërkimit Shkencor, Kati II, Godina Rektorat.
Për më tepër informacione, lutemi, të drejtoheni pranë kësaj zyre ose të kontaktoni nëpërmjet email-it: easabella@unkorce.edu.al
Gjithashtu, ju mund te vizitoni edhe linkun: https://eurep.auth.gr/en/students/international/studies/online_application
Afati i aplikimit: 15/04/2024