Në datën 18 mars 2024, Universiteti “Fan S. Noli” mori pjesë në Panairin “Ëork & Study 2024” sivjet në edicionin e tij të 15-të.
Në stendën e Universitetit tonë stafi akademik i pranishëm, specialistët e zyrës së Informacionit dhe Promocionit, si dhe studentët informuan të rinjtë e interesuar për ofertën akademike që ofron Universiteti “Fan S. Noli” për vitin e ri akademik 2024-2025.
Panairi u zhvillua në mjediset e Qytezës së Fëmijëve, ku pjesëmarrja dhe interesi i të rinjve nga i gjithë qarku i Korçës për t’u njohur me mundësi për studime dhe punësim ishte mjaft i lartë.