Në datën 14 dhjetor 2023 në kuadrin e veprimtarive kërkimore-shkencore, departamenti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Shkencave Humane organizoi një orë të hapur me temë: “Kapaciteti i influencës dhe roli i saj në zhvillimin e aftësive të drejtimit”.
Leksioni u mbajt nga prof. dr. Gjergji Pendavinji, i cili ka kryer kërkime shkencore në fushën e studimit të aftësive të drejtimit për shumë vite dhe ka prezantuar rezultatet e tyre në konferenca, revista shkencore, udhëheqje doktorature etj.
Pjesëmarrësit në këtë leksion ishin pedagogë të Universitetit “Fan S. Noli” dhe studentë të programit të studimit “Masteri i Shkencave” në “Etika dhe Lidershipi”, të cilët u njohën me disa grupe aftësish drejtimi që kanë të bëjnë pikërisht me veprimtarinë e brendshme dhe një prej tyre është influenca që duhet të ketë çdo drejtues për një efektivitet më të madh në punën e tij drejtuese.
Profesor Pendavinji u ndal në pjesën teorike konceptuale të influencës, e cila përfshihet në ato që i quajnë aftësi politike dhe më pas vijoi me pjesën teknike që i përket aspektit kërimor të kapacitetit të influencës dhe modeleve statistike se si mund të matet dhe të konkretizohet ky koncept.