TAKIM ME PËRFAQËSUES TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË ORLÉANS, FRANCË NË LIDHJE ME MUNDËSITË PËR MOBILITETE ERASMUS+

Në datën 26 tetor 2023 pedagogë e studentë të Universitetit “Fan S. Noli” morën pjesë në një takim informues në lidhje me mobilitetet Erasmus + për studentët dhe stafin e Universitetit tonë në Universitetin Politeknik të Orléans, Francë.

Takimi u drejtua nga zjn. Alexandra Letourneur, drejtore e Zyrës së Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Politeknik të Orléans dhe profesori Dashnor Hoxha.

Më pas, ata u pritën në takim edhe nga zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, prof. as. dr. Benita Stavre, ku diskutuan në lidhje me zgjerimin e bashkëpunimit midis të dy universiteteve për një përfshirje më të madhe të stafit dhe studentëve në mobilitete.

Previous Post
“RISQET DHE SFIDAT EKONOMIKE TË BIZNESEVE TË VOGLA, SI DHE NEVOJA E TYRE PËR PËRFSHIRJEN NË PLATFORMA DIXHITALE DHE INOVATORE”- LEKSION I HAPUR ME STUDENTË TË FAKULTETIT TË EKONOMISË
Next Post
EACEA organizon një session informues për të shpjeguar mundësitë e financimit të disponueshme në kuadër të Erasmus+ Erasmus Mundus Action.