Në datën 22 shtator 2023, grupi i doktorantëve nga Universiteti i Veliko Tarnovo-s, Bullgari vizitoi edhe Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, ku biseduan me stafin akademik të këtij fakulteti dhe panë nga afër mjediset e tij.\
Prof. Nikolay Kanev diskutoi me doktorantët në lidhje me kërkesat administrative të studentëve për doktoratura në Universitetin e Veliko Tarnovo-s, ndërsa prof. Vladimir Vladov mbajti leksionin e hapur me temë: “Planifikimi gjuhësor, stilistik dhe teknik i diplomave të doktoraturës”.
Më pas, ata zhvilluan vizita në mjediset e “Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar”, në “Muzeun Oriental Bratko”, si dhe në Bibliotekën “Thimi Mitko” të qytetit të Korçës.
Vizita njëjavore e doktorantëve nga Bullgaria u mbyll me leksionin e hapur nga prof. Raqi Bello me temë: “Përpjekjet e bullgarëve në Shqipëri për shkolla të gjuhës amtare”.