NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” U ZHVILLUAN TRAJNIME PËR STAFIN AKADEMIK DHE NDIHMËSAKADEMIK NË KUADËR TË PROJEKTIT “BOLOGNA HUB PEER SUPPORT”

Në kuadër të prjektit “Bologna Hub Peer Support” në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvilluan trajnime për stafin akademik dhe ndihmësakademik. 

Në modulin e parë, i cili kishte në fokus Sigurimin e Cilësisë ishin të pranishëm zëvendësrektori për mësimin, dr. Arto Adili, staf nga drejtoria e Kurrikulave dhe Vlerësimit Institucional, si dhe anëtarët e Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë. 

Moduli i dytë kishte në qendër ndërkombëtarizimin dhe në të morën pjesë zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, staf nga drejtoria e Projekteve dhe Kërkimit Shkencor, si dhe zëvendësdekanët e Fakulteteve.

Ligjërues ishin  ekspertët, prof. Melita Kovacevic nga Universiteti i Zagreb-it dhe prof. Francisco Guillen Grima nga Universiteti i Navarës.

Disa nga temat e trajtuara gjatë trajnimit ishin:

“Qasjet inovatore për të mësuarit dhe mësimdhënien”, “Rezultatet e të nxënit”, “Ndërkombëtarizimi dhe mobilitetet” etj. 

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN “ARISTOTELI” SELANIK DHE INSTITUTIN GOETHE NGA DATA 5-9 QERSHOR 2023 ZHVILLUAN AKADEMINË VERORE: “MOSCOPOLI, VENDLINDJA E MODERNITETIT NË BALLKAN”
Next Post
“DISA ARGUMENTE TË REJA LIDHUR ME FORMËN “SË BËRI” GERUND I SHQIPES NË RASËN RRJEDHORE”- LEKSION I HAPUR NË DEPARTAMENTIN E GJUHËS DHE TË LETËRSISË ME LIGJËRUESE PEDAGOGEN, PROF. AS. DR. ELONA ÇEÇE