Në datat 30 Maj-3 Qershor 2023 studentët e programit Bachelor në “Histori-Gjeografi” zhvilluan udhëtime studimi në Kosovë, në Alpet Shqiptare dhe në Veri-Perëndim të Shqipërisë.
Gjatë udhëtimit 5 ditor, të drejtuar nga ph.d. Metin Venxha, dr. Orion Ago, dr. Edlira Menkshi dhe dr. Ermiona Braholli, studentët u njohën me natyrën dhe trashëgiminë historike të Kosovës dhe të Veriut të Shqipërise.
Ndër sitet natyrore dhe kulturore me të cilat studentët u njohën nga afër ishin: Shpella e Gadimës, Memoriali Historik i Familjes Jashari, Kalaja e Prizerenit, Shtepia e Lidhjes së Prizerenit, Parku Kombëtar i Valbonës, Liqeni i Komanit, Liqeni i Vaut të Dejës dhe Plazhi i Shëngjinit.