Në datën 2 maj 2023 ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi zhvilloi një vizitë në Universitetin “Fan S. Noli”.
E shoqëruar nga rektori, prof. dr. Dhimitri Bello ajo zhvilloi takime me studentë dhe stafin akademik, me të cilët bashkëbisedoi në lidhje me politikat, nismat dhe projektet e ministrisë që ajo drejton, si dhe për problematika të ndryshme, duke ndarë me ta opinione e sugjerime për përmirësimin e mëtejshëm të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.