NËNSHKRUHET MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT MIDIS FAKULTETIT TË EKONOMISË DHE SHOQATËS SË SIGURUESVE TË SHQIPËRISË GJATË NJË TAKIMI MIDS PËRFAQËSUESVE TË TË DY INSTITUCIONEVE

Në datën 3 shkurt 2023 në mjediset e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti “Fan S. Noli” u zhvillua një takim mes përfaqësuesve të fakultetit dhe të Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë. Gjatë këtij takimi dekani i FE, prof. as. dr. Ledina  Alolli dhe sekretarja e përgjithshme e kësaj shoqate, zj Mimoza Hajdarmataj nënshkruan marrëveshja e bashkëpunimit me objekt identifikimin e mekanizmave të nxitjes së punës kërkimore shkencore të Universitetit dhe zbatimit praktik të tyre, nxitjen dhe motivimin për punë shkencore të studentëve dhe kandidatëve që krijojnë /kryejnë punime shkencore, akademike e universitare në ndihmë të institucioneve publike e private. Gjithashtu, kjo marrëveshje parashikon edhe ofrimin nga ana e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë të mbështetjes për punën kërkimore e shkencore për tema të lidhura me fushat financiare me politikën konservatore të investimeve dhe marrëdhëniet profesionale në shërbimet financare, pjesëmarrje në projekte e veprimtari të përbashkëta,  kryerjen e praktikave të studentëve etj.

Pas këtij takimi pedagogia, dr. Klaudia Lipi organizoi një leksion të hapur për studentët, ku e ftuar ishte ekspertja në fushën e sigurimeve, zj.Venera Xhillari.

Gjatë leksionit, i cili u ndoq me mjaft interes nga të pranishmit u trajtuan çështje të lidhura me edukimin financiar për sigurimet, rolin e tyre në shoqëri, rëndësia e sigurimeve vullnetare, vlerësimi i riskut, si dhe transferimi në raste dëmi i humbjeve ekonomike të kompanive të sigurimeve.

Previous Post
PAK DRITË NË THEMELET E SINICËS KA HEDHUR Z. IBRAHIM MEMELLI AUTOR I LIBRIT ME TË NJËJTIN TITULL, I CILI U PREZANTUA SOT NË NJË VEPRIMTARI TË ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I HISTORI-GJEOGRAFISË NË MJEDISET E FAKULTETIT TË EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË
Next Post
“APLIKIMI I MJETIT DIGJITAL CANVA.COM NË MËSIMDHËNIE” ISHTE TEMA E TRAJNIMIT TË ZHVILLUAR NË DEPARTAMENTIN E GJUHËVE TË HUAJA NGA PEDAGOGIA DR. DORELA KAÇAUNI NË KUADËR TË PROJEKTIT KOMBËTAR DIGJIKOMP