EKIPI I HENDBOLLIT I UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” FITOI VENDIN II NË KUPËN “PAVARËSIA” TË ZHVILLUAR NË QYETIN E ELBASANIT

Në datën 18 dhjetor 2022 në pallatin e Sportit “Tomor Sinani”, Elbasan u zhvillua Kupa “Pavarësia” në Handboll. Pjesëmarrëse ishin ekipet e qyteteve: Elbasan, Cërrik, Fier dhe ekipi i handbollit i Universitetit “Fan S. Noli”.

Ekipi i hendbollit i djemve i Universitetit tonë fitoi gjysmëfinalen me ekipin e Cërrikut me rezultatin 13-12 nga ku u kualifikua në finalen e këtij kompeticioni.

Në ndeshjen finale ekipi i hendbollit i Universitetit “Fan S. Noli” u përball me ekipin e Elbasanit, një ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 14-24 për ekipin e Elbasanit.

Vlen të përmendim se ekipi i handbollit i djemve ti Universitetit “Fan S. Noli” ka bërë progres të dukshëm në këtë disipline gjatë vitit 2022 dhe ja ku vijnë edhe sot me trofeun e vendit të dytë.

Previous Post
UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” LIDHI MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI ME UNIVERSITETIN “GIUSTINO FORTUNATO”, BENEVENTO, ITALI
Next Post
BIBLIOTEKA SHKENCORE DHE DEPARTAMENTI I EDUKIMIT NË BASHKËPUNIM ME AMBASADËN E HOLLANDËS, TIRANË ZHVILLUAN NJË VEPRIMTARI NDËRGJEGJËSUESE NË KUADËR TË 16 DITËVE TË AKTIVIZMIT KUNDËR DHUNËS ME BAZË GJINORE, SI DHE TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT