UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” PREZANTOHET ME OFERTËN E TIJ AKADEMIKE, SI DHE BOTIME TË NDRYSHME SHKENCORE NË EDICIONIN E 28-TË TË PANAIRIT NDËRKOMBËTAR TË TIRANËS

Nga data 1-4 dhjetor 2022, Universiteti “Fan S. Noli” merr pjesë në edicionin e 28-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, “Mendo Globalisht dhe Përqafo Dixhitalizimin” organizuar nga Klik Ekspo Grup 2022.

Universiteti “Fan S. Noli” prezanton në këtë panair ofertën e tij akademike, si dhe botime shkencore të Konferencave që janë organizuar nga ky Universitet, botime të pedagogëve dhe botimet periodike të Buletinit Shkencor etj.

Në stendën e Universitetit tonë të interesuarit morën informacion në lidhje me mënyrën e organizimit të programeve të studimit, kushtet dhe mundësitë që ofrohen për studentët, kriteret e pranimit, zhvillimi i veprimtarive të ndryshme me karakter shkencor, kulturor e sportiv etj.

Në këtë panair janë të pranishëm rreth 250 biznese rajonale dhe evropiane, duke treguar se përtej sfidave të shumta dhe zhvillimeve të reja tekonlogjike e rëndësishme mbetet lidhja e ngushtë midis bizneseve për bashkëpunime të reja dhe zhvillim.

Previous Post
“IDENTITETE NË VALIXHE: IDENTITETE NË PËRSHTATJE”-TAKIMI II I CIKLIT “ÇËSHTJE TË NDËRGJEGJES SOCIALE” ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I EDUKIMIT N ËBAHSKËPUNIM ME BIBLIOTEKËN “THIMI MITKO”, KORÇË
Next Post
“BARAZI PËR TË GJITHË NË PARANDALIM DHE TRAJTIM”-LEKSION I HAPUR NË DITËN BOTËRORE TË HIV/AIDS I ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI I INFERMIERISË