“PROGRAMET E BE-SË PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR DHE NDËRKOMBËTARIZIM NË INSTITUCION” ISHTE TEMA E TRAJNIMIT TË ZHVILLUAR NGA UNIONI I UNIVERSITETEVE MESDHETARE (UNIMED)

Në datën 8 nëntor 2022 në mjediset e Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua trajnimi me temë “Programet e BE-së për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ndërkombëtarizim në institucion” I organizuar nga Unioni i Universiteteve Mesdhetare (UNIMED). Ky është trajnimi III i zhvilluar me stafin akademik e administrativ të Universitetit “Fan S. Noli” në kuadër të projektit VALEU-X me objektiv kryesor të zhvillojë kompetenca për planifikiminshkrimin dhe menaxhimin e projekt-propozimeve të BE-së, si dhe të trajnojë stafin e universitetit partner shqiptar në aplikimin për projekte ndërkombëtare. 

Gjithashtu gjatë workshop-it me trajner Raniero Chelli u diskutua dhe u prezantuan çështjet të tilla si: Pasqyra e programeve të BE-së për bashkëpunim dhe ndërkombëtarizim; Parimet bazë për financim nga Bashkimi Evropian për planifikimin e projektit dhe Ndërtimi i Partneriteteve.

Previous Post
STAFF TRAINING IN ALBANIA 2022
Next Post
AMBASADORJA FRANCEZE NË SHQIPËRI, ZNJ. ELISABETH BARSACQ E SHOQËRUAR EDHE NGA ZNJ. AURÉLIE LE MEUR, NËNKRYETARE E BASHKISË, CHAMBERY, Z. SAMUEL CAILLAULT, DREJTORI I MARRËDHËNIEVE ME JASHTË NË KËTË BASHKI DHE Z. PIERRE RAYNAUD KËSHILLTAR PËR BASHKËPUNIMIN DHE KULTURËN ZHVILLUAN NJË VIZITË NË UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI”