Në datën 4 nëntor 2022 një përfaqësi e Fakultetit Filozofik, Universiteti i Prishtinës i kryesuar nga dekani, prof. as. dr. Dashamir Bërxulli u prit në takim nga rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello.
Gjatë bisedës, ku ishin të pranishëm drejtues të dy institucioneve u diskutua për zgjerimin dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit, si aplikimet për programe të përbashkëta studimi, shkëmbime të stafit e studentëve etj.
Ndërkohe në takim u theksua fakti se organizimi i kurseve afatshkurtra dhe shkollave verore janë mundësia më e mirë për ta konkretizuar sa më shpejt këtë bashkëpunim.