NË KUADËR TË DITËVE ERASMUS+ U ZHVILLUA NJË TAKIM ME STAFIN DHE STUDENTË TË DEPARTAMENTIT MARKETING-TURIZËM, KU U PREZANTUA PROJEKTI VALEU-X I ERASMUS+

Në datën 13 tetor 2022 në kuadër të ditëve Erasmus+ në Universitetin “Fan S. Noli” u zhvillua  një takim me staf dhe studentë të departamentit Marketing-Turizëm, ku u prezantua projekti VALEU-X i Erasmus+, në të cilin Universiteti merr pjesë prej 3 vitesh.

Zëvendësrektorja për projektet dhe shkencën, dr. Benita Stavre tha se ky takim zhvillohet me qëllim promovimin e çdo forme bashkëpunimi që universiteti ka në kuadër të këtij programi, ku veçoi edhe projektin VALEU-X. Një projekt inovativ në krijimin e strukturave të mësimdhënies online, duke kualifikuar në këtë drejtim staf akademik, staf administrativ dhe studentë. Zëvendësrektorja bëri të ditura disa nga arritjet e këtij projekti, duke u ndalur në kualifikimin e studentëve; krijimin e qendrës së mësimdhënies virtuale, e cila mund të përdoret nga cilido fakultet i Universitetit; krijimin e dy kurseve pilot në nivel lokal dhe ndërkombëtar etj. Më pas pedagogia, dr. Dorela Kaçauni prezantoi mënyrën se si u angazhuan studentët në këtë projekt, ndërsa dy prej studenteve pjesëmarrëse në idenë fituese për start-up “Green-up Albania” sollën përvojën e tyre në këtë projekt.

Previous Post
“EVIDENTIMI, RUAJTJA, PËRMIRËSIMI DHE PËRDORIMI I RESURSEVE GJENETIKE AUTOKTONE TË BIMËVE NË RAJONIN E KORÇËS” ËSHTË PROJEKTI MË I RI I FITUAR NGA UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN PËR BIZNES DHE TEKNOLOGJI, PRISHTINË
Next Post
“KORÇA SPORTIVE NDËR VITE”-MIRËNJOHJE DHE RESPEKT PËR KONTRIBUTIN E ÇMUAR, PËR EMOCIONET QË KANË PËRCJELLË DHE TROFETË QË I KANË DHURUAR KORÇËS DHE JO VETËM SPORTISTË E ISH-SPORTISË TË KËTIJ QYTETI