REKTORI I UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” PRITI NË TAKIM EKIPIN E HENDBOLLIT PËR DJEM, I CILI U SHPALL NËNKAMPION I KAMPIONATIT UNIVERSITAR QË U ZHVILLUA NË DATAT 9-10 DHJETOR 2021 NË QYTETIN E DURRËSIT

Në datën 15 dhjetor 2021, rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Dhimitri Bello e drejtues të tjerë pritën në takim djemtë e ekipit të hendbollit, të cilët u shpallën fitues të vendit të dytë në Kampionatin Universitar të Hendbollit që u zhvillua në datat 9-10 dhjetor 2021, në qytetin e Durrësit midis universiteteve të vendit. Të shoqëruar edhe nga trajneri dhe pedagogu, Pandush Tasellari, ata i sollën Universitetit një tjetër trofe, duke marë edhe përgëzimet e drejtuesve të Universitetit për këtë fitore. Rektori i siguroi studentët e këtij ekipi se do të kenë gjithmonë vëmendjen dhe mbështetjen e institucionit që ai drejton dhe pse jo vitin tjetër ky ekip të jetë fitues I vendit të parë.
Sipas zëvendësrektorit për mësimin, dr. Arto Adili, ekipet e Universitetit tashmë po përgatiten për pjesëmarrje në kompeticione të tjera sportive brenda dhe jashtë vendit, të cilat do të startojnë që në muajin shkurt të vitit 2022 dhe ashtu si deri më tani, këta të rinj do të vazhdojnë të përfaqësojnë denjësisht fanelën e institucionit tonë, duke sjellë të tjera fitore e trofe në Universitetin “Fan S. Noli”. Më pas, për studentët u shpërndanë edhe certifikata pjesëmarrjeje.

Previous Post
EKSPEDITË ARKEOLOGJIKE GREKO-SHQIPTARE-TAKIM ME STUDENTË E PEDAGOGË TË DEPARTAMENTIT TË HISTORI-GJEOGRAFISË
Next Post
“VARRET PA EMËR”-DOKUMENTAR I SHFAQUR PËR STUDENTË E PEDAGOGË TË DEPARTAMENTIT TË HISTORI-GJEOGRAFISË NË NJË VEPRIMTARI TË PËRBASHKËT TË ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI NË BASHKËPUNIM ME FONDACIONIN “KUJTO.AL”