Në datën 21 dhjetor 2021, Federata Shqiptare e Sportit Universitar zhvilloi një takim me studentët e Universitetit “Fan Noli”. Tema kryesore e diskutimit ishte “Rinia e së ardhmes,mes jetës Universitare sportit dhe vullnetarizmit “.
Në fjalën e tij Presidenti i Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, tha se fokus kryesor duhet te jetë sporti universitar, edukimi dhe angazhimi i tyre në veprimtari kryesore.
Universiteti “Fan S. Noli” gëzon vendin I si kampion në Volejboll (femra) dhe vendin e dyte, si nënkampion në Handball, (meshkuj) gjë e cila tregon përgatitjen për të përfaqësuar vendin në kompeticione ndërkombëtare siç janë edhe aktivitetet në Lodz, Poloni.
Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit me IAL-të në vend dhe të përpjekjes gjithëpërfshirëse të Universiteteve, ndërsa një kërcim zumba me studentët e përmbylli atë.
FSHSU ështe në mbështetje të vazhdueshme të plotësimit të nevojava sportive në Universitetit.
Një falënderim i veçantë për mikpritjen shkoi për zëvendësrektorin për mësimin në Universitetin “Fan S. Noli dr. Artro Adili “, i cili është dhe përfaqësues i Shoqates Sportive të këtij universiteti.