Në datat 6-8 maj 2022 një grup pedagogësh të departamentit të Histori-Gjeografisë së Universitetit “Fan S. Noli” mori pjesë në workshop-in e organizuar nga departamenti i Historisë i Universitetit të Prishtinës dhe i mbështetur nga Komuna e Tetovës, Maqedoni e Veriut, ku u zhvillua edhe kjo punëtori. Workshopi me fokus bashkërendimin e veprimtarive shkencore të universiteteve mbarëkombëtare përcaktoi trajektoren me kalendar të përbashkët dhe nisma të koordinuara të këtyre institucioneve me rëndësi për shqiptarët në rajon. Pedagogë e studiues të historisë së Universitetit të Korçës, Gjirokastrës, Elbasanit, Shkodrës, Tiranës, Tetovës dhe Prishtinës diskutuan konkretisht mbi sfidat e arsimit të lartë sot dhe për projekte të përbashkëta për të ardhmen.