Me moton “Të gjithë së bashku të gëzojmë” studentë të Fakultetit të Ekonomisë, departamenti “Marketing-Turizëm” zhvilluan një veprimtari ndërgjegjësuese në kuadër të 20 Majit, Ditës Kombëtare të Jetimëve. Me të ardhura e grumbulluara nga vetë ata studentët u dhuruan vogëlushëve të shtëpisë së foshnjës “Lulet e vogla”, Korçë një program artistik me këngë e kërcimë, ku të ftuar ishin personazhet e tyre më të dashur, si dhe mjaft lodra të bukura. Studentët këtë veprimtari e zhvilluan edhe në kuadër të Marketingut Social. Nuk është hera e parë që studentët e Universitetit “Fan S. Noli” zhvillojnë veprimtari të tilla bamirësie dhe ndërgjegjësimi, duke përcjellë mesazhe dashurie dhe mbështetjeje për njerëzit që kanë më tepër nevojë për to.
STUDENTË TË FAKULTETIT TË EKONOMISË, DEPARTAMENTI “MARKETING-TURIZËM” ZHVILLUAN NJË VEPRIMTARI NDËRGJEGJËSUESE NË KUADËR TË 20 MAJIT, DITËS KOMBËTARE TË JETIMËVE
Previous Post
PROMOVOHET MONOGRAFIA “INTEGRIME HARMONIKE TË PAKICËS MAQEDONASE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË-RASTI I MINORITETIT MAQEDONAS NË ZONËN E PRESPËS DHE VËRNIKUT” NGA DR. MARIA DOJÇE
Next Post
UNIVERSITETIN “FAN S. NOLI” ORGANIZOI KUPËN UNIVERISTARE ME TË NJËJTIN EMËR NË VOLEJBOLL PËR FEMRA ME PJESËMARRJEN E EKIPEVE TË UNIVERSITETEVE NGA SHQIPËRIA E KOSOVA