“BIOTEKNOLOGJIA E BIMËVE”-LEKSIONI HAPUR NGA PROF. AS. SVETLA YANCHEVA, LEKTORE NË UNIVERSITETIN BUJQËSOR TË PLOVDIVIT

Në datën 26 prill 2022 një tjetër leksion i hapur u mbajt në kuadër të marrëveshjes institucionale të bashkëpunimit nënshkruar së fundmi me Universitetin Bujqësor të Plovdiv-it, Bullgari. Profesore e asociuar Svetla Yancheva, lektore në Universitetin Bujqësor të Plovdivit mbajti për studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Humane/ Departamenti i Biologji-Kimisë të Universitetit “Fan S. Noli” leksionin online me temë “Bioteknologjia e Bimëve”.

Duke parë interesin e shprehur nga studentët dhe pedagogët e Universitetit tonë do të vazhdojnë të mbahen për ta leksione të tjera online nga lektorë të Universitetit Bujqësor të Plovdiv.  

Previous Post
UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” PJESËMARRËS NË PANAIRIN MBARËKOMBËTAR TË LIBRIT AKADEMIK DHE SHKENCOR
Next Post
Në mjediset e Bibliotekës Shkencore të Universitetit “Fan S. Noli” u zhvillua një veprimtari, në të cilën u prezantua romani “Kënga e bilbilit” e shkrimtarit bullgar Stefan Ivanov.