Tel: +355 822 42230 | Email: rektorati@yahoo.com

“BIOTEKNOLOGJIA E BIMËVE”-LEKSIONI HAPUR NGA PROF. AS. SVETLA YANCHEVA, LEKTORE NË UNIVERSITETIN BUJQËSOR TË PLOVDIVIT

Në datën 26 prill 2022 një tjetër leksion i hapur u mbajt në kuadër të marrëveshjes institucionale të bashkëpunimit nënshkruar së fundmi me Universitetin Bujqësor të Plovdiv-it, Bullgari. Profesore e asociuar Svetla Yancheva, lektore në Universitetin Bujqësor të Plovdivit mbajti për studentët e Fakultetit të Bujqësisë dhe të Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Humane/ Departamenti i Biologji-Kimisë të Universitetit “Fan S. Noli” leksionin online me temë “Bioteknologjia e Bimëve”.

Duke parë interesin e shprehur nga studentët dhe pedagogët e Universitetit tonë do të vazhdojnë të mbahen për ta leksione të tjera online nga lektorë të Universitetit Bujqësor të Plovdiv.  

Leave a Reply