Në datën 22 tetor 2022, Universiteti “Fan S. Noli” u prezantua në Panairin Mbarëkombëtar të Librit Akademik e Shkencor me botimet akademike të pedagogëve, me botimet e konferencave shkencore të organizuara në këtë universitet, si dhe me buletinët shkencorë (periodikë shkencorë të përvitshëm, botim i Universitetit “Fan S. Noli”). Qëllimi i këtij panairi që u zhvillua në Tiranë është promovimi i botimit akademik si një nevojë e lexuesit për të qenë më afër kërkimit shkencor.