“Roli i mikrofinancës në periudhën e pandemisë Covid-19″ ishte tema e leksionit të hapur të zhvilluar nga departamenti Financë-Kontabilitet në datë 13 prill 2022. Z. Akil Kraja dhe z. Vangjo Mitace drejtues dhe specialistë të financës në institucionin financiar NOA sh.a ishin të ftuar, ndërsa leksioni u organizua nga lektoria e lëndës “Teknika bankare”, dr.Klaudia Lipi. Sipas saj, ky leksion u realizua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që Fakulteti i Ekonomisë nënshkroi me institucionin financiar NOA sh.a. Në kuadër të këtij bashkëpunimi ndërinstitucional parashikohen të realizohen praktikat profesionale të studentëve ,trajnime, edukimi financiar, punësim në sektorin financiar, si dhe pjesëmarrje në projekte të përbashkëta, me fokus mbështetjen e studentëve me potencial në sektorin financiar dhe zgjerimin e urave të bashkëpunimit mes stafit akademik të Universitetit “Fan S. Noli”dhe NOA sh.a.
“ROLI I MIKROFINANCËS NË PERIUDHËN E PANDEMISË COVID-19″ – LEKSION I HAPUR I ZHVILLUAR NGA DEPARTAMENTI FINANCË-KONTABILITET, TË FTUAR Z. AKIL KRAJA DHE Z. VANGJO MITACE DREJTUES DHE SPECIALISTË TË FINANCËS NË INSTITUCIONIN FINANCIAR NOA SH.A
Previous Post
MBËSHTETJE DHE BASHKËPUNIM KANË OFRUAR PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” PËRFAQËSUESIT E FEDERATËS SË HENDBOLLIT, HUNGARI GJATË NJË TAKIMI TË ZHVILLUAR ME ZËVENDËSREKTORIN PËR MËSIMIN, DR. ARTO ADILI DHE DREJTUES E PEDAGOGË TË DEPARTAMENTIT TË EDUKIMIT
Next Post
PROBLEMET DHE SHQETËSIMET ME TË CILAT PËRBALLET SOT ARSIMI I LARTË NË VEND KANË QENË NË QENDËR TË NJË TAKIM QË DREJTUES TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” ZHVILLUAN ME KOMISIONEREN E SEKSIONIT TË PËRGJITHSHËM PRANË INSTITUCIONIT TË AVOKATIT TË POPULLIT, ZNJ. VILMA SHURDHA