STUDENTË DHE PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” MORRËN PJESË NË KLASËN DEMONSTRATIVE PËR GJUHËN KINEZE TË ORGANIZUAR NGA INSTITUTI KONFUCI-UT NË KUADËR TË KURSEVE PËR GJUHËN DHE KULTURËN KINEZE QË DO TË ZHVILLOHEN NË UNIVESITETIN TONË

Në datën 3 mars 2022 Instituti Konfuci-Ut zhvilloi me studentë dhe pedagogë të Universitetit “Fan S. Noli” një klasë demonstrative për t`i njohur me mënyrën e mësimit të gjuhës kineze në kurset për gjuhën dhe kulturën kineze, të cilat do të fillojnë së shpejti në Universitetin tonë, ku jan ëtë ftuar të bëhen pjesë edhe qytetarë të ndryshëm që kanë interes për ta mësuar atë. Takimin e përshëndeti edhe rektori, prof. dr. Dhimitri Bello dhe drejtori i Institutit Konfuci-UT, z. Erjon Malaj, i cili bëri edhe një prezantim të Institutit, konkretisht për procesin e mësimdhënies dhe për shërbimet që ky institut ofron për gjuhën e kulturën kineze. Ai pohoi se nga viti në vit vihet re një rritje e interesit për mësimin e kësaj gjuhe në vendin tonë. Ndërsa pedagogu pranë këtij Institute, Glendi Xhani u ndal në demonstrimin konkret të karaktereve, shqiptimin e tyre, si dhe në mënyrën e të mësuarit të kësaj gjuhe. Për të pranishmit u shfaqën edhe dy video prezantuese mbi gjuhën dhe kulturën kineze. Në fund të takimit mjaft studentë u regjistruan për të marrë pjesë në kurset që do të zhvillohen në auditor, si dhe online sipas mundësive të gjithsecilit.

Previous Post
“SFIDAT E INDUSTRISË TURISTIKE NË RAJONIN E KORÇËS-KOORDINIMI I GRUPEVE TË INTERESIT”-TRYEZË E RRUMBULLAKËT E ORGANIZUAR NGA DEPARTAMENTI MARKETING–TURIZMIT I FAKULTETIT EKONOMIK ME FOKUS PROBLEMET DHE SFIDAT ME TË CILAT PËRBALLET SOT INDUSTRIA TURISTIKE NË RAJONIN E KORÇËS
Next Post
100-VJETORI I MARRËDHËNIEVE SHQIPËRI-SHTETET E BASHKURA TË AMERIKËS- DISKUTIM I HAPUR ME STUDENTË DHE PEDAGOGË TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI